Lajme

Nxënësi nga Malisheva që zgjodhi detyrën me përfundimin “Happy New Year 2018”

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 21 January 2018

Quhet Albion Krasniqi dhe vjen nga komuna e Malishevës. Maturanti i gjimnazit ‘Hasan Nahi’ në Prishtinë njihet për zgjuarsinë që e ka në lëndën e matematikës, pasi që nga shkolla fillore ka filluar të marr pjesë në gara komunale e kombëtare, ku ka treguar talent dhe arritje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net

Por, sukseset e tij nuk ndalen me kaq.

Ai ka marrë pjesë edhe në olimpiadën ndërkombëtare shkencore të quajtur ISWEEEP në Texas të SHBA-ve ku në mesin e 130 shteteve, Albioni fitoi medaljen e Bronzit, si përfaqësues i Kosovës.

-Advertisement-

Dëshira për të studiuar jashtë Kosovës, ka bërë që Albioni të aplikojë në SHBA dhe arriti të fitojë bursë në Minerva Schools at Kgi, Allegheny College dhe Suny Oswego University.

Vlerat e bursave nga këto universitete kanë arritur rreth 300.000$ dhe është në pritje të përgjigjjes edhe nga disa universitete të tjera.

Së fundmi, Albioni ka arritur ta zgjedhë një detyrë rezultati i të cilës ishte përgjigja “Happy New Year 2018” (Urime Viti i Ri 2018)!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera