Nxehtësia në sallat e Panairit të Librit, e papërballueshme për vizitorët
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 09 June 2018
Panairi i librit i sivjetmë në Prishtinë, i cili ka filluar më 5 qershor, po u krijon vështirësi lexuesve që ta vizitojnë këtë panair për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve jo të mira brenda kësaj hapësire.
Shumë lexues shprehen të pakënaqur me kushtet që janë brenda, pasi që mungojnë pajisjet freskuese të ajrit dhe për shkak të numrit të madh të lexuesve brenda objektit, ajri rëndohet edhe më tej dhe kjo nuk nuk po i lejon vizitorët të përqendrohen në përzgjedhjen e librave.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se shpreson që kjo gjendje të ndryshojë në panairet e tjera, pasi që kjo situatë nuk po u ofron lexuesve komoditet që të eksplorojnë librat e ndryshëm të cilët janë të qasshëm në panair.
Sipas Demakut, çmimet e librave në panair janë më të volitshme sesa zakonisht, prandaj edhe fluksi i vizitorëve është mjaft i madh.
“E kemi analizu, është përvojë që e njohim, e dimë, është gati e papërballueshme sidomos për ata që qëndrojnë tërë ditën këtu, edhe vizitorët e kanë të vështirë, por ata të paktën munden të dalin e hyjnë më shpesh dhe kjo që ndodh një herë në vit edhe lexuesi duhet të ketë komoditet dhe kjo nuk varet nga ne”, tha Demaku.
“Është një hapësirë e panairit që është bërë në Shkabaj, por është jashtëzakonisht larg dhe e papërshtatshme për lexuesit që t’u ofrohet lexuesit afërsi dhe komoditet. Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër, kjo ka qenë zgjedhja e vetme dhe në këto kushte nuk besoj që do të organizohet më në këtë mënyrë, por kjo ka qenë e vetmja mundësi, aspak e përshtatshme, aspak e këndshme sidomos ambienti i librit, i cili e do një komoditet, analizë, qetësi që të analizohen librat dhe zgjedhje, por nuk kemi zgjidhje tjetër”.
“Shpresojmë që të bëhet një renovim i këtij pallati një ditë, Pallatit të Rinisë tash që po zgjedhet pronari i tij dhe ndoshta salla e madhe do të jetë shumë më funksionale për hera të tjera”, tha Demaku.
“Dje rreth orës 17, situata ka qenë e papërballueshme, njerëzit vijnë me fëmijë, kishin dëshirë të analizonin librat, por ishte një gjendje shumë e rëndë që e krijon ambient i zorshëm”, shtoi Demaku.
Ndërsa shkrimtari Ag Apolloni tha se kushtet nuk janë aspak të mira dhe, sipas tij, ky edicion është njëri ndër edicionet më të padurueshëm për shkak të nxehtësisë së madhe që është brenda.
Ai për E.O tha se në panairet jashtë vendit që ai ka parë çdo kund është më mirë dhe asgjë nuk ka të ngajshme me panairin që mbahet në Kosovë, pos librave që janë të pranishëm.
“Kushtet këtu nuk janë të mira, prej panaireve që mbaj mend dhe edicioneve që përcjelli, janë diku 17 edicione, mendoj që ky është edicioni më i padurueshëm për shkak të nxehtësisë tepër të madhe dhe thjesht blerësit, lexuesit që vijnë këtu, po i shoh te tezgat po më duket se po i kalojnë shpejt e shpejt librat pikërisht prej nxehtësisë. Sigurisht kjo duhet me u rregullu, duhet organizatorët të jenë më të kujdesshëm, duhet të sjellin freskuese, duhet të kujdesen pak për ajrimin se kjo po sjellë frikë”, tha Apolloni.
Apolloni tha se investimet të cilat janë duke u bërë nuk janë duke u parë në praktikë, pasi që mungojnë gjërat esenciale për një komoditet më të mirë për lexuesit.
“Ministria e Kulturës e di që investon, edhe komuna investon, por se ku shkojnë ato investime këtë nuk e di”, shtoi Apolloni.
“Dallime në mes këtij panairi dhe panaireve të tjera ka sa të duash, vetëm ngjashmëri nuk gjen, përvec librave, dhe diçka tjetër jo, krejt në kushte tjera veprojnë të tjerët dhe këtu është tmerr”, tha Apolloni.
Mursel Murseli, mërgimtar, tregoi se arsyeja e vizitës së tij në vendlindje ka qenë pikërisht ky panair, por ai tha se nuk po i lë përshtypje të mirë hapësira brenda panairit pasi që temperaturat janë tepër të larta dhe fluksi i madh i lexuesve brenda po e vështirëson edhe më shumë këtë gjendje, raporton EO.
“Unë jam mërgimtar dhe kam ardhur enkas për këtë panair. Me thënë sinqerisht mua nuk po më pëlqen, temperaturat nuk di, por unë personalisht nuk po mundem me e përballu”, tha Murseli.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...