Lajme

“Nxehet” Podujeva me 300 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 26 October 2018

Komuna e Podujevës u ka siguruar drutë për dimër shkollave dhe qendrës mjekësore.

Pavarësisht se nuk është bërë publik numri i shkollave ky furnizim i ka kushtuar mbi 300 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën “Furnizim me dru për nevoja të shkollave dhe QKMF”, komuna e Podujevës kishte planifikuar të shpenzonte 284 mijë euro.

-Advertisement-

Por të katër tenderuesit kishin ofruar shumë më të madhe se 300 mijë. E fituese ka dalë kompania N.T.P. ” BUSHGEGU ” me çmimin prej 327 mijë euro.

Në të njëjtin njoftim thuhet se çmimi më i lartë i ofertueseve ishte 343 mijë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera