Lajme

Nusja ngacmohet seksualisht nga vjehrri, pastaj rrihet nga burri – arrestohen dy pejanët

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 19 September 2020

Janë arrestuar dy persona në Pejë, për ngacmim seksual dhe për dhunë në familje.

Në këtë rast vjehrri kishte ngacmuar seksualisht renë, kurse djali e kishte rrahur gruan e tij.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

-Advertisement-

“ Po jonë arrestuar dy të dyshuarit. I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera