Lajme

Nusja e akuzoi për përdhunim, vjehrri “plas bombën”: Nuk ishte e virgjër

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 08 July 2017

Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë nusen e djalit e cila helmoi vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Eduart Stafa ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës.

Stafa deklaroi se 19- vjeçarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.

-Advertisement-

I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.

Stafa insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin. Ai shprehet se nuk e fal më nusen e djalit për herë të tretë.

“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, shprehet ai për ‘Report Tv’.

Ndërsa lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo, ai tha se e po e pret të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa.

Dy ditë më parë gjykata e la të lirë Elda Tanushin në kushtet e arrestit të shtëpisë edhe pse ajo akuzohet për tentativë vrasje.

Përpara gjyqtares ajo ishte konfuze me deklaratat dhe dëshmitë e saj ku tha se qëllimi ishte të helmonte vjehrrin se ky e kushte përdhunuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera