Nusja apo dhëndri, ja cili duhet ta mbajë unazën pas ndarjes!
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 05 July 2023
Kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan për herë të parë, në vitin 2002, ai i dhuroi asaj një unazë shumë të kushtueshme. Thuhet se ajo unazë e fejesës kapte vlerën e 2.5 milionë dollarëve, e bërë nga argjendari luksoz Harry Winston dhe e stolisur me një diamant rozë 6.1 karatësh. Pasi yjet e filmit u ndanë në vitin 2004 pa u martuar, J. Lo tha se kishte ndërmend t’ia kthente unazën “në heshtje” Affleck-ut.
Pavarësisht nëse e bëri atë ndonjëherë apo jo, a kishte të drejtë Lopez të mbante atë shkëmb apo ndonjë nga të tjerët që mori nga ish-bashkëshortët dhe ish-të fejuarit e saj të shumtë? Përgjigja mund të jetë e rëndësishme për këdo që është i fejuar, i martuar apo edhe që mendon të ketë diçka serioze. Askush nuk e di me siguri se sa angazhime përfundojnë me një ndarje, megjithëse ka vlerësime që afërsisht 1 në 5 e bëjnë këtë.
Si profesorë të drejtësisë që japin mësim të drejtën e pronës dhe familjes, ne shpesh flasim me studentët dhe të afërmit tanë për dhuratat dhe martesën. Studentët shpesh pyesin se kujt i mbetet unaza e fejesës nëse çiftet nuk martohen ose nëse përfundimisht divorcohen. Ata gjithashtu duan të dinë se çfarë ndodh nëse unaza vidhet. Ndërsa taksat, ligjet dhe sigurimet nuk janë tema shumë seksi, martesa nuk ka qenë kurrë vetëm për romancë. Është gjithashtu një partneritet me pasoja ekonomike.
Para shekullit të 20-të
Unazat e fejesës ishin mjaft të rralla deri rreth 100 vjet më parë, edhe pse unaza e parë e fejesës me diamant iu dha nga perandori Maximilian Marisë së Burgundy në vitin 1377. Por vetëm në fund të Depresionit të Madh, një fushatë e sofistikuar reklamuese krijoi një treg për unazat e fejesës me diamant në Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 1940, 10% e nuseve morën unaza diamanti. Kjo përqindje u hodh në 80% deri në vitin 1990. Ndoshta të nxitur nga besimi se një unazë duhet të kushtojë aq sa fiton një burrë në tre muaj, unazat e shtrenjta të fejesës me diamant u rritën në popullaritet nga viti 1935 në 1965.
Profesoresha e drejtësisë Margaret Brinig ka zbuluar se ndryshimet ligjore përkonin me zakonet e reja rreth mesit të shekullit të 20-të. Konkretisht, Brinig tregon për heqjen e padive të njohura si veprime të “shkeljes së premtimit”, të cilat mund të ngrihen pas fejesave të prishura. Kjo do të thotë, nuset mund të mbanin unaza madje edhe ato të shtrenjta pa u martuar. Kjo konventë e re, ka shkruar Brinig, mund të kishte shërbyer si një formë kompensimi nëse nusja do të kishte humbur virgjërinë pas fejesës. Nëse martesa nuk ndodh, ajo të paktën do të kishte diçka me vlerë për të mbajtur. /TAR/

T� tjera
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...

































