Lajme

Nushi: Vitia u kthye për të dështuar prap

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 26 December 2022

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Arben Vitia, ka dështuar si ministër, por ka dështuar edhe në siç shkruan ai “fushatën” për kryetar komune.

“Arben Vitia ishte emëruar ministër për te bere fushate për kryetar komune. Deshtoi si ministër, e dështoi edhe ne fushate. Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave qe shkaktuan mijëra te infektuare dhjetëra te vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal”, shkruan Nushi.

-Advertisement-

Tutje ai ja shtuar se Arben Vitia është kthyer “për të dështuar prap”.

“Me pas u emerua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shume perderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap per te deshtuar prap. Kaq per shendetesine publike”, përfundon Nushi në postimin e tij./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera