Lifestyle

Nuset e famshme që u fiksuan pas këtyre këpucëve kaq të shtrenjta

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 August 2018

Ceremonia e martesës është një moment i veçantë në jetën e çdo çifti. Vajzat janë ato që stresohen më shumë për fustanin, grimin, flokët, buqetën, apo edhe këpucët. Për këto të fundit do të shkruajmë sot.

Viti që kaloi ishte i mbushur me dasma VIP, dhe mediat publikuan lajme me shumicë rreth dasmave të Marinës, Xhensilës, Orindës, etj. Një nga tematikat më me interes për lexuesit, janë shpenzimet e dasmës.

Pjesë e këtyre shpenzimeve, sigurisht që kanë qenë edhe këpucët e nuses. Xhensila dhe Marina bënë të njëjtën zgjedhje marke, por modele të ndryshme. Nuset e vitit 2017 zgjodhën markën luksoze “Jimmy Choo”. Këtij grupi të nuseve që kanë zgjedhur këtë markë në dasmën e tyre iu bashkohet edhe moderatorja e njohur Jona Spahiu. Jona i dha fund beqarisë më datë 10 qershor në një ceremoni mjaft private në kryeqytet.

-Advertisement-

Nga fotot e publikuara nga ceremonia, ajo që vumë re tek Jona ishin këpucët e saj të markës“Jimmy Choo”. Njësoj si Marina dhe Xhensila edhe Jona kishte bërë të njëjtën zgjedhje…Por sa kushtuan këpucët e nuseve të famshme? E mësoni më poshtë;

(Sandalet e Marinës kushtuan 1495 euro)

(Këpucët e Xhensilës kushtuan 3459 euro)

(Sandalet e Jonës kushtuan 675 euro)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera