Sport

Nurmagomedov kampion i ri në UFC (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 08 Prill 2018

Java që po lëmë pas ka qenë më aktivja në histori të UFC-së.

Fillimisht ndodhi skandali i Conor McGregor kur goditi me shkallë një autobusë i cili ishte i mbushur me sportistë të tjerë.

Por kjo nuk e ndali rusin Khabib Nurmagomedov që të dalë në ring dhe të përballet me amerikanin Al Iaquinta.

-Advertisement-

Ky meç u zhvillua në New York, ndërsa ishte për peshat e lehta në UFC.

Në fund Nurmagomedov mbeti i pamposhtur pasi ishte superior në pesë raundet përballë amerikanit Al Iaquinta.

Ylli nga Dagestani triumfoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve 50-44, 50-43 dhe 50 – 43 që të tre në të mirë të Nurmagomedov.

29-vjeçari ka marrë fitoren e 26-të në karrierë dhe kësisoj mbetet i pamposhtur në UFC. 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy