Lajme

Nuredin Lushtaku deklarohet për ngjarjet e fundit në Skenderaj: Ka një porosi për Samiun e ’Kamishin’!

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 26 January 2018

Përçarja e subjekteve politike po duket të jetë bërë trend në skenën politike në Kosovë. Së fundi një “boom” ndodhi në degën e PDK-së në Skënderaj pasi Sami Lushtaku shkarkoi nga puna shtatë anëtarë të kësaj partie, duke përfshirë edhe nënkryetarin, Bekim Haxhiun.

Ky i fundit nuk po pajtohet assesi me vendimin përkatës duke këmbëngulur se të njëjtin mund ta shkarkojë vetëm lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Lidhur me këto përplasje, Indeksonline ka kontaktuar ish deputetin e PDK-së, Nuredin Lushtakun për të mësuar arsyen e këtyre që po ndodhin në mes Lushtakut e Haxhiut.

Ai thotë se arsyet e tyre munden t’i din vetëm personat në fjalë.

-Advertisement-

Sipas tij, vendimet e Degës në Skenderaj janë publike dhe tani të gjithë e dinë se çfarë po ndodhë aty. Njëri ndër figurat e larta të kësaj partie ka theksuar se PDK nuk udhëhiqet nga individi, por nga të gjitha organet kompetente në të.

“Unë kam dhënë një deklaratë, për këto ngjarje nuk e di çfarë të them, ata i kanë arsyet që munden me i qit ata, por aty arsye nuk ka pasur kërkush me përjashtu njerëz dhe tash veç janë bërë ato punë. Mandej le të lypin atë se çka kanë të drejtë e sa jo dikush. Për ofendimet e fundit që kanë ndodhë duhet të pyeten ata. Gjendjen aktuale të kësaj dege po e shohim të gjithë, veprimet që janë marrë janë bërë publike, edhe përjashtimet edhe nënshkrimet po varet krejt nga ajo se kush qysh e sheh, por partia nuk është e individit askund se jo veç në Skenderaj, ajo është e të gjithëve dhe vendimet i merr Kryesia dhe organet që janë kompetente për atë”, është shprehur Lushtaku.

Më tej, ai shtoi se Samiu apo të tjerët që kanë arsye duhet të dalin e ti thonë ata vetë këto. Por, Lushtaku thotë se nuk mund të komenton një situatë të tillë.

Ndryshe, përderisa Sami Lushtaku e quajti ‘zagar’ Bekim Haxhiun i cili sipas tij ka dëshirë të fshihet tek personat tjerë. Kurse, Haxhiu (Kamishi) iu ka kundërpërgjigjur me diplomaci duke thënë se përdorimi i një fjalori të tillë nuk është i nivelit të tij dhe as i një qytetari të ndërgjegjshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera