Lajme

Nura: Zgjedhjet do t’i fitojë koalicioni i lirisë

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 27 May 2017

Kandidatja për deputete e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Elmaze Nura ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë, për t’ua dhënë besimin atyre që kanë dëshmuar se punojnë për qytetarët e Republikës së Kosovës, që sjellin vlera dhe e rritin cilësinë e legjislaturës së re.

“Ngado që shkojmë në takime me elektoratin, është më se e qartë se kush do t’i fitojë këto zgjedhje parlamentare. Disa e quajnë koalicioni i luftës, por PDK-AAK-NISMA, është koalicioni i lirisë dhe duhet t’i përshpejtojë proceset e nisura.

Ka ardhë koha, për të hedhur hapa seriozë përpara, me një lidership të ri në krye të shtetit, me Kuvend më përfaqësues dhe një politikë që vë interesin publik në rend të pare”, ka shkruar Nura në llogarinë e saj në Facebook e cila mban numrin 42 në listën e kandidatëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera