Lajme

Nura: Premtimi më serioz, angazhimi për të mirën publike

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 03 June 2017

Kandidatja për deputete e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Elmaze Nura, ka kërkuar që përfaqësuesit e sovranit të angazhohen më shumë për interesin publik pas 11 qershorit.

“Në këtë fushatë të shpejtë elektorale, secili kandidat, partitë, koalicionet, e dinë fare mirë, se pas 11 qershorit nuk mund të bëjnë çudira. Por, ajo që mund të bëhet, është një qeverisje më e mirë, më energjike, më transparente, në shërbim të qytetarëve. Cdonjëri duhet të mbajë përgjegjësi për zotimet e tij. Premtimi më i mirë, është angazhimi serioz për të mirën publike. Kjo është motoja ime në këtë fushatë. Nëse përfaqësuesit e sovranit në legjislaturën e re, përkushtohen për interesin qytetar, Kosova do të bëhet më e mirë dhe më e fortë. Ka ardhë koha, për njerëzit që i mbajnë premtimet e tyre!”, është shprehur Elmaze Nura në faqen e saj zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera