Lajme

Nura: Një votë mund të bëjë ndryshimin

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 22 October 2017

Regjisorja dhe kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së në zgjedhjet parlamentare, Elmaze Nura u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën tyre për të votuar, shkruan Infokusi.com

Nura ka thënë gjithashtu se sot është një ditë vendimtare për Republikën e Kosovës.

“Një votë mund të duket pak, por edhe një votë mund ta bëjë ndryshimin” ka përfunduar Nura.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni statusin  plotë të Nurës bërë në “facebook”

“Sot është një ditë vendimtare për Republikën e Kosovës. Qytetarët me votën e tyre do të përcaktojnë lidershipin e ardhshëm komunal. Ky proces zgjedhor mbahet në një periudhë aspak të lehtë për popullin tonë, ku besimi te politika është zbehur. Por, pavarësisht të gjithave, nuk ka arsye bindëse askush që të mos votojë. Sidomos, ata që janë më të zhgënjyerit, do të duhej t’u drejtoheshin kutive të votimit. Një herë në katër vjet flet Sovrani, prandaj mos e lëshoni këtë mundësi për të shprehur vullnetin politik. Një votë mund të duket pak, por edhe një votë mund ta bëjë ndryshimin!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera