Lajme

Nura i përgjigjet Bajqinovcit – Vetëvendosje parti e krimit, korrupsionit, orgjisë, drogës e terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 26 January 2020

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci në rrjetin e tij social në Facebook, sulmoi PDK-në e Kadri Veselit.

Ai tha që PDK talentin për të gënjyer e sheh si vlerë, shkruan gazeta inFokus.

“Kush po emrret me Glaukin. Dikush që talentin për të gënjyer e sheh si vlerë. Dikush që gjithë jetën e tij e ka kaluar si poltron duke u futur nën sqetulla politikanëve të korruptuar”,

-Advertisement-

“Po më pëlqen mënyra se si ka zgjedhë PDK’ja ta ekspozojë gjithnjë e më fort, degradimin e pafund e të pakthyeshëm të saj. Për ♪5do ditë ata, po e nxjerrin në pah paskrupullsinë, hipokrizinë dhe po zhvillojnë ende talentin për të gënjyer”, shtoi Bajqinovci.

Mirëpo, Fadil Nura nga PDK që është edhe zëvendësministër i mbrojtjes, i është kundërpërgjigjur Bajqinovcit, shkruan gazeta inFokus.

“Eksitimi i Mefail Bajqinovcit në mbrojtje të shefave të tij,duke perdorur një diskurs hipokrit dhe sajues ndaj një subjekti politik opozitar është deshmi e infantilitetit të tij politik! Këtë “yryshin” e tij propagandistik një masë do t’a arsyetoja më “ pubertetin” e tij politik apo ndoshta pinjollit i kanë dhën shefat detyrë për t’u deshmuar. E detyrat e dhëna nga idhtarët e Michael Hardt dhe Antonio Negri nuk janë të lehta!”, ka thënë Nura.

Tutje, Nura ka pasur edhe akuza të rënda për partinë e Albin Kurtit.

“Por megjithatë z.Bajqinovci nuk mund që duke u bërë mburojë i një subjekti mbrenda të cilit kishte dhe ka krim, korrupsion, orgji, drogë dhe së fundi edhe terrorizem ( të gjitha deri më tani të vertetuara) të na mbaj leksion dhe t’a adresoj korrupsionin, hajnine, zhvatjen etj. duke bërë më gisht.👉”, ka thënë Nura.

Ndërsa, ka akuzuar edhe vet Bajqinovcin duke thënë që zhvati institucionin publik ku punoj për interesin e tij personal, shkruan gazeta inFokus.

“Si mund të punoj të njejten kohë shef në Agjencionin Kundër Korrupsionit ( institucion jo pak i ndjeshëm) dhe në kompani private mediale më emisione autoriale të ashtu quajtura investigative? Çka thotë Ligji Nr.2004/34 kundër korrupsionit,2007- të dhe Ligji Nr.03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit, 2010- të? Çka përkufizojnë më korrupsion kto dy ligje? Çka thotë Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i vitit 2008, 2009 dhe 2018? Pra perveç shkeljes së legjislacionit, të institucionit ku ka punuar ka shperdoruar të dhënat konfidenciale mbrenda tij për tê ndertuar skema programore autoriale ( të paguara ) për mysafiret e ftuar e që ishin zyrtar publik. Vlersojeni kush po n’a mban leksione mbi politiken dhe drejtësinë në sherbim të interesave vitale të kombit dhe shtetit ??!”, ka përfunduar Nura./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera