Sport

“Numrat e turpit”; media pranë Barçës demaskon blerjen e saj më të shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 13 May 2019

Philippe Coutinho i kushtoi Barcelonës plot 160 milionë euro në janarin e vitit 2018. Aq vlejti transferimi i brazilianit nga Liverpool te gjigantët katalanas. Mesfushori me tipare ofensive u bë asokohe transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, ndërsa theu edhe rekordet e Barcelonës në këtë drejtim (në hyrje). Ai mposhti Ousmane Dembele, për të cilin u paguan 105 milionë euro.

Sidoqoftë, 26-vjeçari është më i kritikuari në radhët e kampionëve të La Liga-s. “Sport”, gazeta shumë pranë klubit blaugrana, e ka demaskuar keq yllin e “Selecao”, përmes një shkrimi që e ka titulluar: Numrat e turpit të Coutinho! Më tej, kjo analizë faktesh, shifrash e statistikash vijon:

“Philippe Coutinho do të përfundojë një vit e gjysmë si lojtar i Barcelonës. Ai erdhi nga Liverpool sezonin e kaluar, gjatë merkatos së dimrit dhe, pas një gjysmë sezoni të përshtatjes, pritej të jepte më të mirën këtë vit. Numrat, nga ana tjetër, thonë të kundërtën.

-Advertisement-

Një fakt përmbledh praktikisht gjithçka: pasi ka luajtur 30 ndeshje më shumë, Coutinho ka të njëjtat statistika si sezonin e kaluar. Duke iu hyrë detajeve, në sezonin e tij të parë në “Camp Nou”, braziliani luajti 22 ndeshje, në të cilat shënoi 10 gola dhe dha 6 asiste. E pra, edhe në këtë sezon ka përsëritur të njëjtët numra: 11 gola dhe 5 asiste. Një gol më shumë dhe një assist më pak. Me fjalë të tjera, ai ka marrë pjesë direkt në numër të njëjtë golash.

Megjithatë, nëse sezonin e kaluar i arriti ato shifra në 22 ndeshje të luajtura (1.483 minuta), këtë sezon ka pasur nevojë për 52 ndeshje dhe 3.255 minuta. Kjo do të thotë se Coutinho ka luajtur 1.772 minuta më shumë për të pasur të njëjtin produkt. Mesatarja e minutave në lojë, megjithatë, është pak më e ulët (67.4 deri 62.59), por asgjë nuk e shpjegon dot performancën aspak pozitive të këtij lojtari”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera