Lajme

Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 09 August 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin maj. Në anketë morën pjesë 206 hotele që veprojnë në vend.

Sipas këtyre statistikave, në maj, 32 mijë e 444 persona kanë vizituar hotelet e Kosovës, 67.90 për qind e tyre ishin vizitorë të huaj.

ASK njofton se numri më i madh i vizitorëve të huaj ka qenë në Prishtinë, Prizren e Pejë.

-Advertisement-

“Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 223 vizitorë dhe 24 358 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera