Lajme

“Nuk zbatuan standardet për ndalimin e një shtetasi në kërkim”, pezullohen nga detyra dy oficerë në Elbasan

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 12 September 2022

Dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos respektim të standardeve për ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Sipas policisë nënkomisar Ulian Shpataraku 37-vjeç dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj 45-vjeçe nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Njoftimi:

-Advertisement-

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;

– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera