Sport

Nuk u grumbullua për në Botëror, Wagner shpërthen në lot gjatë stërvitjes me Bayernin

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 16 Maj 2018

Sandro Wagner pësoi sot një zhgënjim që vështirë se do t’i kalojë shpejt. Sulmuesi i Bayern Munchen nuk u grumbullua nga trajneri i Gjermanisë për në Botërorin e “Rusi 2018”, shkruan infokusi.

Wagner ishte shumë optimist se do të grumbullohej nga Low për në Botëror, por kjo gjë nuk ndodhi.


“BILD” raportoi se, sulmuesi i Bayern Munchen, gjatë stërvitjes me bavarezët ka shpërthyer në lot.

-Advertisement-

Ai që e ka ngushëlluar ka qenë trajneri Heynckes, që i tha: “Nuk arrij ta kuptoj. Po të ishte për mua, do të ishe në Botëror, Sandro”.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy