Lajme

“Nuk të lë me folë” / mosdekretimi i Isufajt përplas Fetahun dhe Miftarajn në Pressing

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 17 October 2023

Avokati Faton Fetahu thotë se presidentja Osmani ka bërë shkelje serioze kushtetuese me mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

“Nëse ke diskrecion pse obligohesh ta arsyetosh vendimin, vendimet e presidentit nuk arsyetohen, ato janë vendime ato janë dekrete”, tha avokati Fetahu në “Pressing në T7.

Por këtu ndërhyri Ehat Miftaraj nga IKD, duke thënë “e kemi një dallim sot që s’ka lëshu presidentja as dekret as vendim, por një njoftim përmes së cilit është informu KPK”.

-Advertisement-

Faton Fetahu: “E kemi pa gjithë këtë njoftim dhe nuk është asgjë më shumë sesa përmbledhje e raporteve të OJQ-ve. Ky njoftim është dekret ajo është frikësuar, sepse meqenëse ka dilema të thella profesionale si juriste….Presidentja ka pasur dy rrugë ose ta ndjekë rrugën kushtetuese për dekretimin e z.Isufaj në kryeprokuror ose ta ndjekë rrugën jokushtetuese siç e kam thënë e të mos e dekretojë të njëjtin.

Ehat Miftaraj kërkoi nga avokati Fetahu që t’i bindë në studio se ku është shkelë Kushtetuta.

Më pas vijoi debati mes tyre, dhe ndër të tjera Miftaraj ia përmendi Fetahut disa ligje që i ka dërguar në Kushtetuese.

Por, në të njëjtën kohë edhe avokati Fetahu filloi të flasë, dhe Miftaraj i tha “a po me len me folë”?

“Nuk po të lë me folë…Nuk dëshiroj me personalizu”, tha avokati Fetahu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera