Sport

“Nuk rikthehem te Chelsea, e dua këtë skuadër” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 17 August 2017

Diego Costa dëshiron të transferohet te Atletico Madridi.

Sulmuesi brazilian me nënshtetësi spanjolle, Diego Costa, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se dëshiron të kalojë te Atletico Madridi dhe ka insistuar se nuk do të rikthehet te Chelsea.

Spanjolli është duke u stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij Lagarto të Brazilit, pas konfirmimit nga Antoni Conte se sulmuesi nuk bënë pjesë në planet e tij për sezonin e ri.

-Advertisement-

Costa ka bërë hapa ligjor kundër Chelseat dhe ka insistuar se do të mungojë deri në përfundimin e transferimit te Atletico.

“Dua të rikthehem te Atletico Madridi”, ka thënë Costa përmes një komunikate. “Kemi një problem pasi Chelsea nuk do largimin tim. Por besoj se kjo situatë do të zgjidhet me rikthimin tim në Spanjë”.

Costa u transferua te Chelsea në vitin 2014. Në 120 paraqitje me “Blutë e Londrës” ai shënoi 59 gola.

28 vjeçari ishte një ndër më meritorët që Chelsea u shpall kampion i Premierligës sezonin e kaluar, por Conte befasoi të gjithë me vendimin për ta larguar nga skuadra dhe Costa edhe sot vazhdon të jetë në një udhëkryq për të ardhmen. /Gazete Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera