Nuk punon sistemi i digjitalizuar i Kuvendit, ankohen deputetët
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 02 June 2023
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, tash e tri vjet, votimin e tyre e bëjnë pa sistem të digjitalizuar, e madje disa prej tyre kanë edhe mungesë të kartelave të identifikimit. Deputetët po vlerësojnë së kjo është e papranueshme pasi po shkakton vonesa në numërimin e votave dhe jo transparence ndaj qytetareve.
Mungesa e digjitalizimit të sallës së Kuvendit të Kosovës qe disa vite me radhe po konsiderohet pengesë për punën e deputeteve, sidomos në procesin e votimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka shfaqur shqetësim në lidhje me këtë pasi sipas tij në shumë raste kanë paqartësi sa i përket procesit të votimit.
“Kemi gati që tri vite që nuk funksionon pjesa e votimit dhe neve na pamundësohet të kemi një qartësi në vendimmarrje dhe sigurisht në llogaridhënie ndaj qytetarëve. Digjitalizimi i sallës se Kuvendit është e rëndësishme pasi qytetaret dëshirojnë të shohin përfaqësuesit e tyre se si kanë votuar për çështje të ndryshme”, deklaroi Lushtaku.
Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se është e papranueshme që votimi në Kuvend nuk është i digjitalizuar pasi po shkakton vonesa dhe pasiguri në procesin e votimit.
“Është e papranueshme për mua që gati tri vjet ne nuk kemi arrite që në sallën e Kuvendit ta kemi votimin në mënyrë elektronike. Dhe si rezultat i kësaj seancat e Kuvendit janë duke na zgjatur dy herë me shumë për shkak të numërimit të votave. Si pasoje e kësaj probabiliteti për të gabuar është pozitiv sepse janë njerëz ata që i numërojnë votat aty në Kuvend”, tha Hoti.
Shqetësime për mungesën e digjitalizimit të sallës së Kuvendit kanë edhe deputet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Albana Bytyqi i tha Radio Kosovës se vetëm gjashtë muajt e parë të kësaj legjislature ka qenë e pajisur me kartele identifikuese. Si pasojë e saj deputetët po hasin në shumë vështirësi gjatë punimeve të seancave plenare.
“Qe me shumë se një vit unë nuk kam as kartele, as mikrofon as votim të hapur nuk kemi. Ne kemi kërkuar nga administrata e Kuvendit për të bërë një zgjidhje, mirëpo përgjigjja ka qene se Qeveria është ajo që duhet ta ketë një fond të veçantë për mirëmbajtën e tyre. Deri me tani nuk është marrë ndonjë hap. Fatkeqësisht nuk po kemi mundësi as më marrë fjalën kur po kemi nevoje, por po duhet të ndërrojmë vendin për marrë fjalën për arsye se nuk kemi mikrofon”, deklaroi Bytyqi.
Në lidhje me këtë edhe pas shumë përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa, muaj më parë drejtues të Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se brenda këtij viti pritet digjitalizimi i sallës se Kuvendit.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...