Sport

Nuk i pranon kritikat, Adnan Januzaj mendon se është top-futbollist

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 04 October 2017

Adnan Januzaj dëshiron t’ua “mbyllë” gojën kujtdo që ia konteston kualitetet prej futbollistit.

Anësori 22-vjeçar u largua nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk arriti të bind trajnerin Jose Mourinho.

Ai u transferua para katër muajve te skuadra e njohur spanjolle, Real Sociedad, ku ka pasur tre paraqitje duke mos shënuar asnjë gol.

-Advertisement-

Adnan Januzaj gjatë vitit 2013 ishte në kulmin e karrierës te Manchester United

Megjithatë, futbollisti i akademisë së Anderlehtit tani po shijon mundësinë që të rikthehet në nivelet më të larta si në vitin 2013 kur luante te United.

“Këta janë njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin. Por, mua nuk më intereson, vazhdoj të punoj shumë. Unë e shikoj drejtimin tim dhe me këtë dua t’ua mbyll gojën kritikuesve”, tha Januzaj për Independent.

“Nëse ka ndonjë gjë që më bëjnë këto gjëra është fuqia që më japin. Është një sfidë për mua dhe asgjë nuk më intereson. Ata mund të thonë çdo gjë, por unë e di se nuk është e vërtetë”, shtoi mesfushori.

Januzaj fajëson Van Gaalin se ia dëmtoi karrierën: Nuk na lejonte ta zhvillonim lojën tonë

Januzaj po vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë aktualisht të Sociedadi, ku ka kompletuar 88 për qind të kalimeve që ka tentuar dhe ka pasur 85 për qind të saktësive në pasime.

Ndryshe, 22-vjeçari sërish nuk është ftuar për kombëtaren belge, për të cilën ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje ndërsa ka mundësi që luajë edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera