Lajme

“Nuk pranojmë baltosjen e Republikës së Kosovës” – Presidenca numëron 37 vende që vizitoi Osmani dhe nuk pati incidente si në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 06 August 2024

Presidenca e Kosovës ka dalur sot me një reagim në lidhje me incidentin e presidentes Vjosa Osmani derisa po udhëtonte nga Aeroporti i Shkupit.

Në reagim janë listuar 37 vendet e vizituara nga Osmani, në të cilat nuk ka ndodhur asnjë incident si ai në Shkup.

“Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit.” – theksohet në reagim.

-Advertisement-

Lexoni reagimin e plotë në këtë link.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera