Lajme

“Nuk po ma kap logjika”, Berisha pyet se në çka u mbështet vendimi për suspendimin e komandantit të policisë në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 15 August 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar në lidhje me suspendimin e Komandantit të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pasi që ky i fundit ka shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.

Berisha përmes një video ka thënë se shteti serb i ka shpërbly policët që e kanë vra Hajrizin, por që sipas tij kanë pasur mundësi edhe ta arrestojnë.

“Shteti serb i ka shpërby policët që e kanë vra qytetarin e Kosovës Faton Hajrizin, edhe pse kanë mundur mos me vra sepse sipas rregullave është dashur me e arrestu, sepse i kanë pasur mundësitë. Ndërkohë Policia e Kosovës e kanë suspendu një komandat të policisë vetëm pse ka shku në ngushëllime të një familje fisnike dhe e ndershme”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Ai tutje ka kërkuar shpjegim nga Inspektorati Policor dhe nga Policia e Kosovës se në çka e kanë mbështetur vendimin për suspendimin e komandantit pasi që i njëjti është shprehur se “mua nuk po ma kap logjika”.

“A mundet mem tregu dikush prej Inspektoratit dhe prej Policisë, çfarë krimi ka bërë një komandat që e ka bërë një veprim krejt njerëzor? A mundet mem tregu dikush se në çka e kanë mbështetur vendimin për suspendimin se mua nuk po ma kap logjika, apo kemi fillu edhe ne tashti me i internu edhe familjen sikur në kohën e komunizmit?”, ka përfunduar Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera