Fun & Video

Nuk përmbahet gardiania, filmohet duke shkëmbyer puthje të zjarrta me një të burgosur, por..

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 20 Gusht 2021

Një gardiane burgu në Addiewell të Britanisë është në telashe, pasi është filmuar duke u puthur fshehurazi me një të burgosur. Filmimi është regjistruar nga i riu që vuante dënimin.

Ai vendosi telefonin në parvazin e dritares dhe e ktheu me drejtim nga dera hyrëse. Pas pak, aty futet gardiania e burgut. I riu, e tërheq brenda dhomës dhe shkëmben disa puthje e më pas gardiania largohet.

Sipas burimeve, gardiania, rreth të 20-ave është detyruar nga i riu për puthjet, megjithatë, këto pretendime ende nuk janë konfirmuar. Pasi u bë publik incidenti ajo është larguar nga puna dhe është e shqetësuar për karrierën e saj në polici.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy