Nuk ndodhte prej 28 vitesh, Sarri i vendos “vulën e turpit” vetes dhe Chelsea
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/02/Screenshot_4-5-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 11 February 2019
Chelsea u mund 6-0 nga Manchester City, duke zhgënjyer totalisht. Ky ishte rezultati më i keq për blutë e Londrës, në çdo garë, që nga prilli i vitit 1991. Pra, kishte plot 28 vite, që skuadra nga “Stamford Bridge” nuk mundej kaq thellë. Më konkretisht, që nga disfata 7-0 ndaj Nottingham Forest, në Premier League.
Skuadra e Maurizio Sarrit e mbylli pjesën e parë në disavantazhin 4-0, ndërsa në të dytën pësoi edhe dy gola të tjerë, ndërkohë që njeriu i ndeshjes ishte Sergio Aguero, i cili realizoi tripletë. Ai ka barazuar rekordin e numrit më të madh të “hat-tricks” në historinë e Premier League (11), aq sa ka edhe Alan Shearer.
Kjo ishte humbja e tretë e bluve në katër ndeshje të kampionatit. Rezultati ishte më i rëndi për Sarrin, në karrierën e tij si trajner. Më përpara, trajneri i ardhur nga Napoli nuk kishte pësuar kurrë më tepër se katër gola në një ndeshje të vetme.
Kjo ishte, gjithashtu, hera e parë që Chelsea pëson katër, ose më shumë gola në ndeshjet radhazi të Premier League, që nga dhjetori 1990, pasi u mposht 4-0 nga Bournemouth, më 30 janar të atij vitit të largët.
Chelsea është tani i gjashti në renditjen e Premier League, një pikë pas Manchester United të vendit të katërt, i cili është “ringjallur”, që kur erdhi në stol Ole Gunnar Solskjaer, në dhjetor.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Osmani takohet me kryeministrin islandez, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës,...
-
Paris 2024: Kosova kërkon lavdinë me Nora dhe Akil Gjakovën në krye
Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë fla...
-
Dënimet e Speciales ndaj ish pjestarëve të UÇK-së, mund të përdoren në dëm të Kosovës
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dje e ka shpallu...
-
Varroset polici 34 vjeçar serb që dyshohet se e vraụ Faton Harjizi
Polici 34 vjeçar serb, Nikolla Krasmanoviq, i cili dyshohet se është vrarë ng...
-
“O Zot bre, s’po e besoj hala që s’je në mesin tonë”, e dashura e Faton Hajrizit reagon me një postim emocional
Mediat në Serbi kanë raportuar se dje është vrarë Faton Hajrizi. Të sh...
-
Deri në 2 orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bard...
-
Avokati Hodaj: Dënimet nga Specialja mund të përdoren në dëm të Kosovës, shpresoj shumë që ish krerët e UÇK-së s’do të dënohen
Taulant Hodaj, avokat i licencuar nga Gjykata Speciale thotë për “Front Onlin...
-
Sllamniku del me konspiracione të çuditshme, e shpallë të gjallë Faton Hajrizin
Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka bërë një postim tejet të çuditshëm në p...
-
Shi i madh në këto qytete të Kosovës
Stuhi të mëdha kanë nisur në dy qytete të Kosovës; Fushë Kosovë dhe Vushtrri ...
-
Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar takimin kryeministrin e Irlandës, Simon ...
-
Gani Geci i reagon Albulena Haxhiut rreth Faton Hajrizit
Ish-deputeti, Gani Geci, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi...
-
Koci: Jam i gatshëm të shkojë në Serbi, nëse më autorizon familja e Fatonit dhe shteti
Pas deklarimeve kundërthënëse të zv/kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ...