Sport

Nuk mjaftojnë 11 përforcimet e bëra, Drita nuk ia del ndaj Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 09 September 2017

Drita në këtë ndeshje hyri pas humbjes befasuese në udhëtim tek Besa e Pejës 2-0.

Mijëra tifozë ishin në shkallët e stadiumit për të parë Dritën në ndeshjen e parë si vendase këtë edicion.

Skuadra e rikthyer në Superligë, Flamurtari hyri në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, për dalim nga vendasit që kishin fituar njërën nga dy ndeshjet.

-Advertisement-

Drita e nisi mirë duke dominuar në mesfushë, ndërsa rastin e parë e kishte Kastriot Rexha por që nuk goditi si duhet.

Disa minuta më vonë, Drita përsëri e rrezikshme në sulm, kur Kryeziu shërbeu bukur Ismailajn por ky i fundit dështoi të shënoj përballë portierit Ramadani.

Me rezultat të bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Bardh e kaltërtit rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por portieri i Flamurtarit, Ramadani duke mbajtur portën e pa prekur pas goditjeve nga Kryeziu, Rexha, Shabani dhe Krasniqi.

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Drita kishte rastin më të mirë në këtë sfidë.

Mbrojtësi i majtë, Liridon Leci goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë duke shpëtuar skuadra e Flamurtarit edhe njëherë.

Kësisoj Drita pas tri ndeshjeve ka grumbulluar katër pikë, ndërsa për Flamurtarin pika e sotme ishte e para këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera