Nuk miratohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 January 2022
Dy komisione parlamentare kanë kërkuar që mos miratohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020. Udhëheqësit e dy komisioneve që janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kanë hasur në gjetje të cilat janë të pazakonte në Kosovë. Ndërkaq, opozita ka deklaruar se po u bëhet gjyq publik agjencioneve të pavarura, duke u drejtuar gishtin për keqpërdorime.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja tha se në shqyrtimin e këtij raporti vjetor kanë vërejtur gjetje të pazakonshme në Republikën e Kosovës. Për këtë sipas tij, kanë kërkuar edhe përgjigje se si ka ndodhur një gjë e tillë.
Ai në emër të komisionit ka kërkuar që të mos miratohet Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
“Kemi gjetur se në disa raste shpenzimet e tyre nuk kanë përkuar me rregullat e aplikueshme. Shpenzimet e tyre nuk kanë përkuar me rregullat e aplikueshme. E dyta ka qenë shkalla e realizimit financiar kemi pasur gjetje të pazakonshme. Për shembull ne nuk kemi pasur evidencë që të njëjtit kanë pasur i kanë mbledhur në mënyrë konsistente obligimet që i kanë operatorët ekonomik ndaj Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, para se atyre tu lëshohet një licencë. Në fakt edhe pse të njëjtit mund të jenë referuar në organet e rendit për shkelje konsistente të ligjeve të vendit, të njëjtëve ende u kanë lëshuar leje qoftë për hulumtim, qoftë për eksplantim që është e pazakonshme në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Muja.
Edhe nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci ka kërkuar që ky raport vjetor të mos miratohet
“Rekomandimi është që të mos miratohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020”, ka thënë ajo.
Ajo pasi ka folur në emër të grupit të LVV-së tha se raportohet që 33 milionë euro janë detyrime dhe ende nuk ka pasur plan se si do të trajtohet kjo çështje.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se kuvendi po u bën gjyq publik agjencive të pavarura.
“AAK nuk do ta votojë rekomandimin e komisioni për mos votimin e këtij raporti. Dhe është shumë për tu habitur se si po i trajtojmë në kuvend raportet e agjencioneve të pavarura me vlerësime paushallë, me vlerësime që shkojnë deri tek akuzat që ka keqpërdorime, keqmenaxhime, ka licenca të pasakta, flasim për konflikt interesi, për gjithçka. Në një formë jemi duke u drejtuar gishtin njerëzve përmes një raporti po bëjmë gjyq publik, përderisa kur ka këso të dhëna, kuvendi dhe komisioni duhet të qojë të dhënat në prokurori”, tha ai.
Kuvendi nuk ka pasur kuorum për të vendosur për këtë pikë të rendit të ditës, meqë vetëm 59 deputetë kanë votuar për raportin vjetor të KPMM-së.
Të tjera
-
Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si shtet i pavarur
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pas Deutsche Bu...
-
Ramush Haradinaj propozon udhëheqjen e qeverisë së ardhshme në rotacion me PDK-në e LDK-në
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të pë...
-
Publikohen mesazhet në Whatsapp, rëndohet pozita e mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual
Mësuesi i lëndës së artit pamor në një shkollë 9-vjeçare në Korçë i dërgonte ...
-
Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së me Wesley Clark për kafenë e mëngjesit: Takim i përzemërt
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ç...
-
KQZ njofton se do të hapen kutitë postare për votimin jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin pë...
-
Deputeti shqiptar dërgohet me urgjencë në spital
Gjatë seancës së sotme parlamentare në kuvend, deputeti i Partisë Demokratike...
-
“S’muj me fol, punoj në ambient toksik”, sindikata e MKRS-së proteston pas rrahjes në këtë ministri
Ditën e djeshme ka ndodhur një përleshje fizike brenda zyrëve të Ministrisë s...
-
Petkoviq: Nga nesër Serbia do t’ia paguajë drekën nxënësve serbë në shkollat e Kosovës
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, tha s...
-
Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike
Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në ...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin edhe për nga dy muaj të tjerë Krasniqit dhe Selimit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdi...
-
Deponohet në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hanës dhe Feim Kelmendit
Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Fi...
-
Ndalohet një person në Bërnjak, iu konfiskuan vulat që dyshohet se i përkasin strukturave paralele
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në kufirin me Serbinë, pasdite...