Sport

Nuk luan prej dy vitesh, klubet angleze duan mbrojtësin e Man United

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 10 November 2021

Phil Jones nuk luan një ndeshje futbolli që prej janarit të 2020-ës, pasi e kanë shoqëruar dëmtime të shpeshta, megjithatë interesi për shërbimet e tij vijon të jetë i fortë, sidomos në klubet e Premier Leagues.

Mbrojtësi 29-vjeçar i Manchester United ka rinisur stërvitjen nën urdhrat e Solskjaer, por nuk ka gjetur ende hapësira në fushë, ndaj dëshiron të largohet në janar drejt një klubi që t’i garantojë aktivizim të rregullt.

Për momentin kanë shfaqur interes konkret skuadra si Norwich e Newcastle, të cilat luftojnë për mbijetesë këtë sezon dhe janë gati të marrin mbrojtësin me eksperiencë, për të përforcuar repartin e tyre të prapavijës.

-Advertisement-

Interesi i klubeve është të marrin në huazim mbrojtësin, duke ruajtur të drejtën e blerjes në rast të qëndrimit në elitën e futbollit anglez, teksa pikërisht Newcastle është skuadra që josh më së tepërmi Phil Jones.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera