Sport

Nuk lejohet për herë të dytë hyrja në Serbi e karateistëve nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 09 May 2018

Sërish u është pamundësuar karateisteve nga Kosova dhe stafit të Komitetit Olimpik të Kosovës që të kalojnë kufirin me Serbinë dhe të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë në Novi Sad.

Që prej dje nga ora 20:00 ekipi kosovar i karatesë ishte nisur drejt Novi Sadit në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë.

Megjithatë, hyrja në Serbi i është pamundësuar delegacionit të katartesë dhe pas ndalesës së parë, edhe një tentim i dytë dështoi.

-Advertisement-

Me anë të një konference për shtyp nga kufiri në Merdare, zyrtarë të këtij delegacioni kanë sqaruar se ishte Antonio Spinoza, kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë që ka njoftuar delegacionin e Kosovës që të mos tentojë të hyjë në Serbi sepse kjo është e pamundur për shkak se një gjë të tillë nuk po e lejon Qeveria e Serbisë dhe se pjesëmarrja në garë kësaj radhe nuk do të jetë e mundur.

“Le të përfundohet ky kampionat dhe më pas do të shohim për masat që do të merren pas kësaj që ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë.

Karateistët kosovarë kështu të zhgënjyer kthehen në vendin e tyre pa mundësi të garimit në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të sportit të karatesë.

Tash pritet të Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të merr masa ligjore pas zhvillimeve të fundit që nuk përkojnë me frymën e sportit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera