Sport

Nuk i lë përshtypje fitorja ndaj Klitschkos, amerikani i kërkon ‘luftë’ Joshuas (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 30 April 2017

Boksieri i njohur, Deontay Wilder, ka reaguar pas fitores së madhe të Anthony Joshus ndaj Wladimir Klitschkos, duke i ka kërkuar një “mega meç”.

Britaniku Joshua tregoi forcën e tij të vërtetë mbrëmë(e shtunë), ku mposhti legjendën e boksit Klitschko, dhe fitoi titullin kampion bote.

Megjithatë, është një boksier tjetër, Wilder, i cili nuk i ka frikën aspak asaj që pah nga Joshua dhe ka kërkuar nga ai një meç të madh, pasi ka thënë se e ka studiuar atë jashtë ringut.

-Advertisement-

Sipas mediumit të madh anglez Sky Sport, boksieri 31-vjeçar amerikan ka thënë se e mirëpret një luftë kamionësh me fituesin e titujve WBA, IBO dhe IBF, Joshua, përcjell Telegrafi.

Amerikani i njohur si “The Bronze Bomber” apo “Bombarduesi i Bronzit” shkroi edhe në Twitter pas fitores së Joshua, duke i thënë londinezit që të mos ndjehet shumë rehatshëm pas fitores ndaj Klitschkos.

Wilder është kampion në fuçi i WBC-së.. Photo/ Getty Images

“Gjithçka po shkon sipas planit. Shihemi Anthony Joshua. Mos ji shumë i rehatshëm. Më prit!” ka shkruar Wilder në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.

Ndryshe, “Bombarduesi i Bronzit” i takoi po ashtu kategorisë së rëndë, ku ka 38 ndeshje në karrierën e tij dhe nga to ka të gjitha fitore, ku 37 janë me KO. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera