Lajme

Nuk ka rritje të listave, por të numrit aplikuesve për pension të veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 28 July 2017

Zyra për Çështje të Veteranëve të luftës ka sqaruar se nuk ka rritje të numrit të listave me emra të veteranëve, siç u raportua këto ditë në media.

Sipas kësaj zyre, ka rritje të numrit të personave që kanë aplikuar dhe vazhdojnë të aplikojnë për të marr pensionin e veteranëve.

Në një reagim për media, Zyra për Çështje të Veteranëve të luftës ka bërë të ditur se kjo zyrë këtë javë na ndërprerë lëshuarjen e vërtetimeve deri në një vendim të qeverisë së re.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

Zyra për Çështje të Veteranëve të luftës sqaron se nuk ka rritje të numrit në listat e veteranëve, por ata të cilët janë duke aplikuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë veteran ekzistues në listat e dërguara nga Komisioni i cili e ka mbyllur punën e tij me vendim të qeverisë.

Ndërsa numri i cili rritet është i atyre të cilët janë duke aplikuar për pensione e të cilët pajisen me vërtetime nga zyra jonë por të gjithë ata kanë qenë dhe ekzistojnë në listat e përfunduara nga komisioni

Nga kjo javë zyra jone ka ndërprerë lëshurjen e vërtetimeve e cila nuk do të ndodhë deri në kategorizimin e veteranëve apo edhe masat tjera ligjore të cilat do të merr qeveria dhe institucionet tjera të cilat do të formohen.

Për këtë arsye ne njoftojmë se nuk ka rritje të numrit të veteranëve në listat e veteranëve por ka rritje të atyre të cilët janë duke aplikuar për pensione!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera