Lajme

Nuk ka kuorum, sërish dështon miratimi në parim i Ligjit për çmimet tavan për produktet themelore

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 20 October 2022

Edhe një herë deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë dështuar ta miratojnë në parim Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë herë të dytë në votim morrën pjesë vetëm 57 deputetë.

Para deputetëve, projektligjin e ka prezantuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila njëherit edhe rekomandoi miratimin në parim të tij.

-Advertisement-

Ajo gjatë seancës plenare tha se një ligj është aprovuar edhe në disa vende në rajon, ka për qëllim eliminimin e efektit të rritjes së çmimeve, kryesisht të produkteve në treg.

“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet ky projektligj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hajdari.

Ky projektligj solli në kuvend debate të ashpra, ku opozita kundërshtoi miratimin e tij.

Derisa edhe në herën e parë nuk pati kuorum për këtë projektligj.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauuk Konjufca tha se projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera