Lajme

Nuk ka kuorum për votimin e mocionit procedural të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 08 February 2022

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk e ka votuar mocionin procedural të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Me votimin e këtij mocioni, PDK kërkonte që të futej në rend të ditës një debat parlamentar për vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e çmimit të rrymës në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkoi që kjo çështje të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës.

-Advertisement-

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon mocion urgjent procedural për debat parlamentar, tema “Vendimi i ZRRE-së në raport me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike”. Pra kjo çështje të vendoset si pikë e parë në këtë seancë dhe pastaj së bashku me grupet parlamentare të dalim me një rezolutë ku do të kërkojmë revokimin e këtij vendimi”, ka thënë Tahiri.

Të pranishëm në sallë ishin 87 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë ne votim.

E kjo bëri që Kuvendi i Kosovës të mos ketë kuorum për votimin e këtij mocioni.

Pas këtij votimi partitë opozitare kanë lëshuar sallën.

Bordi i ZRRE-së sot ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera