Lajme

“Nuk ka elemente të veprës penale”, prokuroria mbyll rastin e vajzës që u rrëmbye në Kllokot

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 12 April 2023

Të martën policia e Kosovës kanë njoftuar se një vajzë ishte rrëmbyer në Mogillë të Kllokotit ku paraprakisht ishte rrahur, nga personi me të cilin edhe kishte qenë në lidhje dashurie, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo ky rast nga prokuroria është vendosur që të mbyllet për shkak të elementeve të veprës penale.

Të paktën kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

“Raport shtesë: RRËMBIM/ Fsh. Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të palëve të përfshira, në konsultim me prokurorin rasti mbyllet, pasi që nuk ka elemente të veprës penale”, thuhet në raport.

Ndërsa gjatë të martës në raportin 24 orësh të policisë kishin bërë të ditur viktima ishtë futur me forcë në veturë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Rrëmbehet një vajzë në Kllokot

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera