Lajme

Nuk ka ekspert që i bie në fije Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 19 June 2019

Komisioni Parlamentar Hetimor për Telekomin në mbledhjen e sotme nuk ka zgjedhur ekspertët që do të angazhohen në këtë komision.

Kryetari i këtij Komisioni, Visar Ymeri ka  thënë se kanë marrë liste voluminoze të ekspertëve nga gjykatat, dhe se disa të kontaktuar më herët kanë refuzuar të angazhohen.

“Me të gjithë ekspertët që kanë kontaktuar, vetëm një ka pranuar të angazhohet në Komision dhe ne kemi kërkuar listën e ekspertëve që e përdorin gjykatat themelore në Kosovë, dhe kemi marrë listë voluminoze e këdo që e thërrasim është i obliguar të vij”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Edhe pas deklarimeve të kryetarëve të nëngrupeve është caktuar që në mbledhjen e ardhshme të sillen emrat e katër ekspertëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera