Lajme

“Nuk ishte e mitur, me pëlqim ka kryer marrëdhënie seksuale” – deklarimi i avokatit të policit të akuzuar për dhunim

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 01 December 2023

Enis Sefa pjesëtari i Policisë së Kosovës po dyshohet për dy vepra penale “ngacim” dhe “dhunim” ndaj një vajze të mitur. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. Gazeta Insajderi ka siguruar deklarimin e palës së tij mbrojtëse, Meshar Selimaj në seancën dëgjimore si dhe ankesën e tij për të kundërshtuar tashmë masën e caktuar nga gjykata.

Avokati Selimaj ka parashtruar ankesën e tij duke mos u pajtuar me parashtrimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj.

Ai ka kërkuar masë më të butë, ka përmendur masën e arrestit shtëpiak.

-Advertisement-

Sipas avokatit nuk janë përmbushur kushtet ligjore për një vendim të tillë. Tutje ai shton se “prokuroria fillimisht nuk e ka as të njohur mirë faktin e kohës së kryerjes së veprën penale përveç se potencon se në muajin janar 20222 ndërsa kohën e paraqet si të pa caktuar”

Selimaj ka parashtruar edhe pyetjen se si është e mëndur që rasti ka ndodhur para 1 viti por nuk është bërë ankesa gjerë tani.

Potencon se e mitura, 16 vjeçare ka qenë vet e pajtimit për lidhjen dhe marrëdhënien seksuale me policin 22 vjeçar.

“…është e rëndësishme për gjykatën të themi se kontakti i të pandehurit më të dëmtuarën në aspektin e marrëdhënieve seksuale ka qenë kur ajo ka qenë 16 vjeçare, dhe e ka dhënë pëlqimin dhe është fakt notor nga aspekti jonë”, ka thënë avokati.

“Sidoqoftë është e pabesueshme se si ka mundësi që vepra të ketë ndodhur sic pretendon pala tjetër në janar të 2022 dhe e njëjta nëse do ta kishte ndodhur pse nuk është lajmëruar deri më sot por është pritur kaq gjatë kohë”, thuhet në deklarimin e mbrojtjes.

Avokati poashtu ka potencuar se nuk ekziston rreziku që klienti i tij të arratiset nga Kosova. Kjo sepse sipas tij dëmin më të madh do t’i shkarkonte vetës së tij.

Pala mbrojtëse nuk është pajtuar edhe me një term të përdorur nga prokuroria.

“…bile prokuroria në fjalë ka potencuar se këtu i pandehuri vazhdon me veprime tek e dëmtuara që i ka fiksim e që konsideroj se një shprehje e tillë nuk përkon me situatën procedurale…”

Ndërkaq, në këtë pikë të rastit i pandehuri, zyrtari policor, Enis Sefa ka vendosur të mos flasë asgjë ai vetëm ka aprovuar atë që ka thënë mbrojtja e tij.

I pandehuri në seancën dëgjimore ka deklarur “pajtohem me deklarimin e mbrojtësit tim”.

Për akuzën ndaj Sefës si dëshmi nga prokuroria janë përdorur deklaratat e dy vajzave si dhe SMS në telefona.

Por çka thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi për policin Sefa?

Viktimë e policit është një e mitur dhe jo siç avokati se kishte 16 vjeç.

Të paktën, kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Gjakovës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Në këtë dosje, precizohet se Enis Sefa kreu marrëdhënie seksuale me forcë me të miturën ende pa i bërë 16 vjeç.

“…Në janarin e 2022 edhe pse në dijeni për moshën e re të saj, ende pa i bërë 16 vjeç, e merr dhe me të kryen marrëdhënie seksuale, ashtu që pas një kohe raportet mes tyre fillojnë të ftohen ndërsa në fundin e 2022 të njëjtat ndërpriten, më pas sërish i njëjti kërkon që e njëjta të jetë me të por për këtë e kishte njoftuar prindin e saj e të cilit i pandehuri i kishte premtuar se nuk do e pengoj më”, thuhet në dosje.

Sipas kësaj dosje, polici ani pse në dijeni se e dëmtuara ishte në një lidhje me një person tjetër, e ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka telefonuar në telefon, duke i kërkuar që të kthehet në lidhje me të.

I njëjti, çdoherë sipas dosjes së Prokurorisë, i dërgon incizime dhe fotografi të mëhershme sa kishte qenë në lidhje me të dëmtuarën.

“…Pavarësisht premtimit të mëhershëm të bërë prindit të saj që vajzën e juaj nuk do e shqetësojë, prapë vazhdon t’i shkruajë me SMS, thirrje telefonike, e po ashtu duke e shqetësuar dhe ngacmuar edhe me dërgim të incizimeve dhe fotografive se si e kishin patur lidhjen ata dy, dërgesa këto tek personi i tjetër A.M, veprim këtë me qëllim kërkimi që e dëmtuara e mitur me doemos të bëhet e tija me çka në këtë mënyrë me veprimin e tij të kundërligjshëm i ka shkaktuar të njëjtës dhe familjes së saj shqetësim të madh emocional”, vijon dosja

Siç ka njoftuar gjykata, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera