Lajme

Nuk i mjafton “lufta” me mediat në Kosovë, Manxhukës së VV-së i del punë edhe me drejtorin e Top Channel

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 14 November 2022

Zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhukës, jo rrallë herë vend e pa vend i “del punë” me mediat në vend. Por si duket këtë problem, Manxhuka nuk po e ka vetëm me drejtuesit e mediave në Kosovë. Kësaj here atij i doli punë edhe me drejtorin e Top Channel pwr Kosovën, Alban Bogaj.

Kjo pasi Bogaj publikoi në llogarinë e tij në fb një otografi të liderit të PDK-së, Memli Krasniqit, duke thënë se kjo është shkrepur pak para nisjes për në vizitën e Krasniqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Foto sa 1000 fjale ,pregaditje para nisjes per SHBA”, shkruan Bogaj në fotografinë e publikuar!

-Advertisement-

Derisa zyrtarëve të qeverisë iu anuluan vizat për vizita në SHBA pas zhvillimeve të fundit në veri, në komentet e kësaj fotografie drejtori i Top Channel ka vendosur edh enjë fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai në fotografinë e Kurtit përballë njësisë specialë të Policisë së Kosovë shkruan “ Tu tentu me ndërpre seancën për shpalljen e pavarësisë”.

E pikërisht për këtë cështje ka reaguar zëdhënësi mbrojtës i partisë në pushtet. Manxhuka duke e quajtur Bogajn drejtor të PDK-së për Top Channel ka thënë se fotografia  e Kurtit është bërë në kohën kur ish kryenegociatori serb në bisedimet me Kosovën kishte viiztë në Prishtinë.

“Drejtor i Top-Channel për Kosovë apo i Top-Channel për PDK?!  P.s. Fotografia e KM Kurtit është në ditën kur Kosovën e vizitonte Borko Stefanovic, për të cilën drejtori paska gënjyer’, ka thënë Manxhuka në reagimin e tij duke e quajtur gënjeshtar, Bogajn.

E si duket Bogaj e ka fshirë nga komentet e tij foografinë e Albin Kurtit por jo edhe të Memi Krasniqit.

Madje ai në komente vazhdon të iroznizojë se si ministrat e Kurtit nuk po i lejojnë të udhëtojnë për në SHBA. Duke i kthyer komentin një komentuesi i cili thotë “A kurrë s’ka qenë a? (e ka fjalën për Memli Krasniqin në SHBA), drejtori i Top Channel i përgjigjet kështu:

“Jo Xhelali e Albulena sjon kan kurr se ky POH!”.

Ndërsa nga ana tjetër nuk dihet se kur është realizuar fotografia e Kurtit për të cilin reagoi Manxhuka. Kjo pasi kjo fotografi është përdorur shumë nga mediat sidomos në protestat që LVV-ja bënte sa ishte në opozitë.

Madje shumë programe të “fact check image” në google, këtë fotografi e tregojnë edhe si foto montazhë të ripërdorur shumë herë, madje edhe nga mediat serbe./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera