Sport

Nuk është Reali, Guardiola: Këto janë tri skuadrat më të mira të 10 viteve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 28 January 2019

Pep Guardiola thotë se Barcelona, Bayern Munich dhe Juventusi kanë qenë tri skuadrat më të mira të dekadës së fundit dhe e kanë sfiduar Manchester City për të qenë në lartësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Pavarësisht se Real Madridi ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, Guardiola këmbëngul se Barça, Bayern dhe Juve janë pika referimi për skuadrën e tij, sepse kombinohen më së miri duke fituar garat vendëse dhe sfidat europiane.

“E kam thënë shumë herë, – u përgjigj ai, kur u pyet nga gazetarët për perspektivën e skuadrës së tij, që mban vendin e dytë në klasifikim. – E di që jeni kaq bujarë dhe ju falënderoj shumë, por çdo herë që bëni këtë pyetje, unë mendoj se më provokoni mua në këtë mënyrë. Është e rëndësishme tani, që në fund të janarit jemi ende aty, në luftë për titullin. Në klubet e mëdha, ky është dallimi i madh”.

-Advertisement-

Trajneri katalanas u pyet edhe se cilat janë skuadrat më të mira në dekadën e fundit, teksa dha përgjigjen: “E kam thënë shumë herë: Juventus, Bayern Munich, Barcelona. Këto janë tri skuadrat më të mira në Europë. Pse? Sepse çdo sezon fitojnë kampionatin vendës, çdo sezon fitojnë kupat vendëse, çdo sezon ato janë aty. Kjo ndodh se janë më të mirët.

Ne mundohemi t’iu afrohemi atyre, por është e vështirë. Përpiqemi t’i imitojmë ato, duke qenë në garë deri në fazat e fundit. Ndonjëherë jeni me fat, nganjëherë jo, por qëndroni aty, kjo është ajo që unë dua. Skuadrat e mira duhet të imitojnë këto tri skuadra, jo të tjerat.

Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, ato fitojnë përsëri. Kjo është gjëja më e vështirë në futboll, vazhdimësia. Fitoni një titull, dy tituj, gjë që mund të ndodhë. Megjithatë, kjo konsistencë, fitimi rregullisht i titujve gjatë 10 viteve, është ajo që respektoj dhe admiroj më së shumti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera