Lajme

Nuk është Përparim Rama, ja kush ka propozuar para tij që stadiumi “Fadil Vokrri” të bëhet liqen

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 25 September 2021

Ideja që Prishtina të bëhet me liqen artificial në hapësiren ku aktualisht është stadiumi “Fadil Vokrri”, po rezulton se nuk është lansuar për herë të parë nga kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Gazeta Infokus.

Është dikush tjetër që thotë se e ka bërë këtë propozim shumë kohë më parë. Fjala është për anlistin politik, Nexhmedin Spahiu.

Ai thotë se për këtë propozim i ka shkruar edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

“Para se të renovohej stadiumi i Prishtinës, i pata shkruar Shpend Ahmetit që ta ndërtojë stadiumin në periferi e atë vend ta bëjë park ose liqen. Tash kur janë shpenzuar gjithë ato miliona për rinovimin e tij, kandidati i LDK do që ta bëjë liqen. Sa pa mëshirë shkatërrohet paraja publike”, ka shkruar Spahiu në profilin e tij në Facebook.

Ideja e Përparim Ramës që stadiumi “Fadil Vokrri” të kthehet në liqen artificial është kthyer në objekt talljeje.

Rama në një intervistë televizive në kuadër të promovimit të fushatës së tij zgjedhore, duke folur për stadiumin “Fadil Vokrri” ka thënë se në të ardhmen parashikon që stadiumin e futbollit ta zhvendosë në Bërnicë, derisa në parcelën ku është aktualisht stadiumi të krijojë një liqen artificial.

Në mbështetje të Ramës kanë dalë eksponentë të LDK-së, duke u përjekur që ta arsyetojnë propozimin e kandidatit të tyre për Prishtinën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera