Lajme

Nuk është dasmë janë votuesit nga fshati i Ganimete Musliut që nisen të votojnë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 11 June 2017

Banorët e fshatit Baks të Skënderajt në mënyrë të organizuar janë nisur drejt qendrës së votimit për ta hedhur votën e tyre.

Vetura të shumta me flamuj kombëtarë, shtetërorë e partiakë kanë krijuar kolonë të gjatë rrugës deri tek qendra e votimit.

Banorët e lagjes Musliu prej nga është edhe ish deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e kanë marrë me shumë entuziazëm këtë proces zgjedhor gjë që shihet edhe në këtë video që një lexues i yni e ka dërguar në adresën tonë. E tëra duket si dasmë.

-Advertisement-

Ajo çka bie në sy, pos veturave të shumta është edhe prezenca e madhe e grave në qendër të votimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera