Lajme

Nuk e transmetoi seancën në kanalin e parë, opozita në orën 14:30 shkon në RTK

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 16 October 2024

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se bashkë me kolegët nga partitë tjera opozitare, në ora 14:30 do të shkojnë në RTK për t’i dorëzuar fjalimet e tyre.

Kjo në shenjë revolte që RTK nuk e transmetoi seancën në kanalin qendror.

“Të gjithë e dimë që RTK është transmetues publik, i themeluar dhe i financuar nga Kuvendi i Kosovës që nënkupton se duhet t’i përgjigjet publikut dhe jo individit, e më së paku para politikës. Ne jemi të njoftuar që nuk ka transmetim të kësaj seance, në programin qendror të saj”.

-Advertisement-

“Kjo do të thotë mbytje e demokracisë edhe tentim që të mbytet zëri i deputetëve, përfaqësuesve të qytetarëve të këtij vendi. Si grupe opozitare i ftojmë mediat që janë të pranishme këtu që të gjithë së bashku në ora 14:30 do të shkojmë në RTK dhe t’i dorëzojmë fjalimet tona, ne që folëm dhe nuk na dëgjuan dhe gjithë kolegët tjerë që kanë të drejtë fjale për shqetësimet që janë ngritur në thirrjen e kësaj seance kuvendore”, ka thënë ai.

Ai shtoi se shefat e Grupeve Parlamentare do t’i adresohen qytetarëve para RTK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera