Lajme

Nuk e thanë asnjë fjalë për Marrëveshjen me Kosovën, si ia doli Vuçiqi ta heshtë Kishën Ortodokse Serbe

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 15 April 2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pranoi Marrëveshjen e BE-së për Kosovën në Bruksel dhe më pas Aneksin e saj në Ohër. Edhe pse kjo interpretohet nga opinioni si një njohje joformale e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe ende nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Presidenti i Serbisë ka theksuar vazhdimisht se është duke u konsultuar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas një takimi në nëntor 2022 me Patriarkun Porfirije dhe anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe, Vuçiq deklaroi se ata janë të vendosur që “të mbrojnë fuqishëm dhe bashkërisht interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore”, shkruan mediumi serb Nova.

-Advertisement-

Tema ishte sigurisht Kosova, të cilën Kisha Ortodokse Serbe e konsideron pjesë të patjetërsueshme të Serbisë.

Më pas, në dhjetor, patriarku Porfirije donte të vizitonte Kosovën, por Kosova ia ndaloi atë derisa ai dënoi vendosjen e barrikadave në veri.

Pas urgjencës së ministrit të ri në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiq, megjithatë vizita e patriarkut u miratua në janar, por ai nuk shkoi në Kosovë.

Më 20 janar, Patriarku Porfirije dhe kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Serbe shprehën besimin se “udhëheqja e Serbisë, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do dhe nuk mund të pajtohet me asnjë kusht që synon vendosjen e pavarësisë së Kosovës”

Më tej pasuan negociatat e BE-së me Vuçiqin dhe Kurtin për draft-marrëveshjen evropiane, të cilën të dyja palët e pranuan fillimisht në Bruksel dhe më pas në Ohër.

Kisha nuk bëri zë. Veç se në fund të shkurtit ajo ka njoftuar se lutjet do të bëhen të premteve.

Ajo që do të ndodhë me pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është gjithashtu një pikëpyetje e madhe.

Edhe pse Marrëveshja qëKosova dhe Serbia e pranuan në Bruksel në shkurt parashikon edhe zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, për këtë nuk flitet asnjë fjalë në aneksin e Ohrit. Për këtë arsye lind pyetja se çfarë do të ndodhë me pronën e Kishës Ortodokse Serbe dhe cili është fati i më shumë se 1300 manastireve, kishave dhe objekteve të tjera që ndodhen në Kosovë, shkruan tutje Nova.

Ndërkohë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të mburret se askush nuk e ka ndihmuar Kishën Ortodokse Serbe aq sa pushteti aktual në 50 vitet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera