Lajme

Nuk e përfilli urdhrin mbrojtës dhe kanosi gruan, arrestohet mitrovicasi

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 02 December 2022

Një burrë është arrestuar të enjten në Mitrovicë pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe ka kanosur një grua.

Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera