Lajme

“Nuk e kam asnjë problem me Kurtin”

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 06 July 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama tha në Rubikon në Klan Kosova se me Kurtin ka raporte shumë të mira përsonale, por se problemin e ka me qëndrimet e tij si kryeministër.

“Me kryeministrin e Kosovës unë tani kam një divergjencë shumë të madhe, për arsye të këtij izolimi, osë thënë më saktë vetizolimi, një izolim i çuditshëm që po ua imponon forcërisht qëndrimi i Kosovës, aleatëve dhe miqve tanë”, tha Rama.

-Advertisement-

Ai sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Shefi i qeverisë shqiptare nuk është pritur nga homologu i tij kosovar.

Albin Kurti, dje tha se me Edi Ramën, takohet vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Javë më parë, Rama e kishte anuluar pjesëmarrjen në mbledhjen qeveritare Kosovë-Serbi për shkak të mosdëgjueshmërisë së Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare. /Klan Kosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera