Sport

Nuk e ftoi në Beograd, por tani Klopp ka një lajm të mirë për Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 10 November 2018

Liverpool do të kërkojë me doemos fitoren te rikthimit te fitorja pas humbjes së pafalshme në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp në javën e 12-të të Premierligës e pret në shtëpi Fulhamin.

Ndeshja mes Liverpool dhe Fulham luhet ditën e diel në ‘Anfield Road’ me fillim nga ora 13:00.

Pas gabimit në përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës, trajneri Jurgen Klopp tani ka vendosur që të startojë me Xherdan Shaqirin.

-Advertisement-

‘The Guardian’ parasheh që Xherdan Shaqiri të jetë titullar në ndeshjen kundër Fulhamit në Anfield, së bashku me Firminon, Salah dhe Mane.

Liverpool pas 11 javëve në Premierligë numëron 27 pikë, me tetë fitore dhe tre barazime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera