Lajme

“Nuk e di nëse e kemi qëlluar”, polici i plagosur serb rrëfen ngjarjen

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 18 July 2024

Dje u vra një polic serb dhe një tjetër mbeti i plagosur. Vjekoslav Iliq, polici i plagosur mbrëmë nga të shtënat në afërsi të Loznicës, është në gjendje stabile dhe është i vetëdijshëm. Ai foli me ndihmësdrejtorin e policisë Dragan Vasiljeviq, i cili i tha RTS se si ndodhi sulmi.

Ai ka treguar se si polici Iliq ka arritur   të qëllojë në sulmuesin, por nuk dihet nëse ai është plagosur.

Kanë parë një ‘Mercedes’ me targa turke. Për ta ka qenë e dyshimtë, kanë ndjekur mjetin, kanë ndezur dritat. Makina ndaloi një kilometër e gjysmë më tutje.

-Advertisement-

“Policët kanë dalë nga vetura dhe kanë kërkuar dokumente personale, ka qenë kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq.

Polici i plagosur kishte deklaruar se personi i cili sulmoi ata nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera