Rozë

Nuk duron më Santiana publikon personin që i bën komente negative dhe i shkruan mesazhe në të njëjtën kohë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 12 November 2024

Santiana Maloku, është njëra nga ish-banoret më të diskutueshme të edicionit të fundit të Big Brother. Ajo ka vendosur të ndajë në Instagram mesazhet dhe komentet negative që po merr.

Qysh nga dalja e saj, Santiana është përballur me një mori kritikash dhe gjykimesh, kryesisht për lojen e saj brenda shtëpisë.

Në InstaStory-t e saj, Santiana ka publikuar një koment jashtëzakonisht ofendues nga një ndjekës, ku ai e quante atë me fjalë të rënda dhe fyese: “Bit*hi ne aksion, mos i jep hapësirë kësaj se s’din ma shumë se cucllën”.

-Advertisement-

Përveç komentit, ajo ka zbuluar edhe emrin e djalit që e ka shkruar këtë mesazh.

Në postimet e tjera, Santiana nuk ka hezituar të ndajë një mesazh të saj ku thotë: “Edhe ju tjerët, rujuni kush më shkruan, se krejtve hor ju bëj.”

Ajo ka shprehur gjithashtu frustrimin e saj për sulmet dhe përpjekjet e disa individëve për ta gjykuar publikisht.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera