“Nuk dimë sa prindër kanë blerë librat”, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë nesër në ‘inspektim’ të shkollave
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 31 August 2023
Besiana Musmurati, drejtoreshë e DKA-së në Komunën e Prishtinës thotë se nesër do të vizitojë shkollat e kryeqytetit për të parë gjendjen momentale, pas vendimit të fundit të MASHT-it për blerjen e librave nga prindërit.
Musmurati thekson se, numri i prindërve që shkojnë për ankesa në drejtorinë e Arsimit është kogja i lartë, teksa cek edhe problemin me xhirollogaritë.
“Për momentin ne nuk e dimë fare se sa persona kanë blera libra, sa prindër janë furnizu me libra dhe sa prej tyre janë subvencionuar. Unë po planifikojë që nesër gjatë gjithë ditës të bëjë vizita nëpër shkolla të Prishtinës, ku do të shoh nga afër se si ka shkuar furnizimi dhe do të bisedojë më prindërit ku po ngecin dhe ku janë problemet”, tha Musmurati.
“Ne vazhdimisht kemi prindë që vijnë në Drejtorinë e Arsimit të cilët kërkojnë sqarime shtesë sa i përket aplikimit në platforëmn E-Kosova, kërkojnë ndihma të ndryshme edhe për të hapur llogari, disa prej tyre nuk kanë fare gjirollogari.Të gjitha këto jeni duke i drejtuar në ministrinë e Arsimit, shpresoj që ata e kanë ndonjë linjë komunikimi për t’i dalur në ndihmë prindërve. Kjo është gjendja momentale”, shtoi ajo.
Komuna e Prishtinës tashmë është e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, kjo të paktën sipas Musmuratit.
“Ne si komunë i kemi bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë viti i ri shkollor sa më mbarë, kemi disa shkolla që janë duke u renovuar, por renovimi i tyre nuk paraqet problem për të filluar mësimin në kohë”, thotë Musmurati.
Musmurati tregon çështjen kryesore që Ministria e Arsimit duhet ta trajtojë sa më parë, e kjo është pikërisht me çmimet e librave nëpër shtëpitë botuese.
“Sa i përket çmimeve të librave në shtëpitë botuese, ne nuk kemi ndonjë informatë zyrtare se çfarë çmime po ofrohen, por me sa di unë secila prej tyre ka publikuar çmimet e librave. Ajo çka është me rëndësi është që, çmimet që po shiten në librari janë ofertuar shumë më lirë për ministrinë, kështu që unë mendoj se ka një ngritje të çmimeve prej ofertës se çka kanë ofertuar shtëpitë botuese për ministrinë si çmim me shumicë dhe çka po ofertojnë tani për prindërit si çmim me pakicë. Kjo është diçka që ministria e Arsimit duhet ta trajtojë”, tha Musmurati për GazetaBlic.
Të tjera
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...
-
Përfshihen nga zjarri disa lokale te “Pishat” në Sllatinë
y objekte, një minimarket dhe një lokal janë përfshirë nga zjarri sot rreth o...
-
Parlamenti i Shqipërisë “blindohet” para seancës
Garda e Republikës Shqiptare ka rrethuar godinën e Parlamentit me një gardh m...
-
I vidhet vetura një gruaje në Pejë
Një grua në Pejë ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura. Policia...