Lajme

Nuk dihet vendndodhja e Radoiçiqit, avokati i tij: Kush tha që ai po fshihet

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 29 September 2023

Milan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor, dhe ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Ai e ka bërë këtë deklaratë të premten përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun, nga Beogradi.

Avokati ka thënë se nuk e ka parë videon e publikuar nga Policia e Kosovës, e cila pretendohet se tregon Radoiçiqin të armatosur, andaj “nuk mund të gjykojë për këtë”.

-Advertisement-

Musliu thirrje që pozita dhe opozita të bëhen bashkë: Deputetët e Listës Serbe s’duhet t’i lejojmë të hyjnë në Kuvend
Në pyetjen e gazetarëve se ku ndodhet Millan Radoiçiq, pse nuk i është drejtuar vetë publikut dhe prej kujt fshihet, avokati ka pyetur: “Kush ka thënë që fshihet?”

“Ndoshta e di, ndoshta nuk e di”, ka thënë ai, duke mos dhënë më shumë hollësi nëse e di vendndodhjen e tij.

Kjo është hera e parë që Radoiçiqi reagon publikisht, pas sulmeve të 24 shtatorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera